Raportim Live

Kanada-Marok, pjesa e dytë

Mbyllet sfida.

98’- GOOOOOL MAROKU 0-3! Shënon edhe Rahimi për të vulosur kualifikimin, pas një asisti të marrë nga Brahim Diaz.

Akordohen 8 minuta shtesë.

85’- Pranë golit të tretë Maroku. Rahim sheh gjuajtjen me kokë të ndalet nga transversa.

82’- GOOOOOL MAROKU 0-2! Kundërsulm vrastar nga marokenët, që shënojnë të dytin. Brahim Diaz asiston dhe Ounahi shënon me një gjuajtje të fortë.

79’- Gjuajtje e fortë e Buchanan nga jashtë zone. Bono i vëmendshëm e devijon në këndore me vështirësi.

76’- Gjuan David nga goditja e dënimit, por nuk ka saktësinë e duhur. Topi shkon mbi portë.

75’- Mundësi e mirë për Kanadanë. Eustaquio fiton goditje dënimi në limitet e zonës së rreptësisë.  

68’- Ndëshkohet me karton të kuq edhe Larin, për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Bono.

62’- Niset Rahimi drejt portës së Kanadasë, por gabon me pasimin në fund dhe humb rrezikshmërinë.

58’- Kanadaja hidhet në sulm në kërkim të barazimit. Ali Ahmed hedh një top në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjë prej shokëve të skuadrës.

50’- GOOOOOL MAROKU 0-1! Zhbllokohet sfida nga Ounahi, i cili shënon pas një asisti të marrë nga Hakimi. Një skemë e shkëlqyer nga goditja e dënimit, e cila mbyllet me gol.

49’- Ndërhyrje e ashpër nga De Fougerolles ndaj Ounahi, arbitri e ndëshkon me të verdhë.

45′- Starton pjesa e dytë.

Kanada-Marok, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 6 minuta shtesë.

43’- Jonathan David ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Brahim Diaz.

39’- Momente tensioni në fushë. Përplasje mes Bombito dhe Hakimit, ndërsa gjyqtari i ndëshkon të dy me të verdhë.

29’- Maroku i afrohet golit të avantazhit, por tentativa e Rahimi ndalet nga portieri kanadez.   

19’- Tjetër mundësi e mirë për Kanadanë. Johnston gjuan me kokë pas një goditje këndi, por topi shkon në duart e Bono.

10’- Mundësi e mirë shënimi për Kanadanë. Oluwaseyi bën gjithçka mirë deri në momentin e fundit, por ndalet nga portieri Bono.

6’- Pranë golit David në zonë, gjuajtja e të cilit shkon në këndore.

5’- Kanadaja shfaqet më kërkuese në minutat e para, duke fituar dy goditje këndi, por ende mungojnë rastet e rrezikshme.

0’- Starton sfida.

download app

FORMACIONET ZYRTARE

Maroku “fluturon” në çerekfinale, fitore e pastër ndaj Kanadasë