Policia shqiptare hedh poshtë dyshimet se ishte nisur nga Shqipëria

Policia greke sekuestroi 1.2 ton marijuanë në një gomone, për të cilën autoritetet e këtij vendi hodhën dyshime se ishte nisur nga Shqipëria.

Dyshimet bazohen edhe në faktin që drejtuesi i mjetit është një shqiptar që u arrestua nga forcat detare greke.

Të pyetur nga Televizioni Klan, drejtues të policisë shqiptare hodhën poshtë dyshimet se droga ishte nisur nga Shqipëria.

Ata thanë se nuk kanë pasur asnjë sinjalizim nga policia greke dhe se radarët nuk kanë identifikuar asnjë mjet lundrues të nisur nga Shqipëria drejt Greqisë.

Gomonia u kap pranë brigjeve jugore të gadishullit të Peloponezit. Droga e sekuestruar arrin vlerën e 2 milionë Eurove.

Tv Klan