Enea Karakaçi mori zyrtarisht sot detyrën si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Stafetën ia dorëzoi ish-ministrja Belinda Balluku, e cila e vlerësoi Karakaçin si një aset të administratës publike.
Karakaçi shprehu nderim që u prezantua nga Balluku duke theksuar se ka qenë privilegj të bashkëpunonte me të.
“Një falenderim për kryeministrin Edi Rama që më ka besuar, grupin e PS që më ka votuar dje dhe një falenderim i veçantë për ju zonja zv/kryeministre për rrugëtimin që kemi bërë bashkë, dhe ka qenë një nder e privilegj i veçantë që të bashkëpunoj me ju. Faleminderit dhe suksese të gjithëve”, tha ai.
Karakaçi tregoi se është shumë i qartë për vizionin që kërkohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shprehu bindjen që ky dikaster do t’i çojë para sfidat e veta.
“Në këtë ministri kam hyrë për herë të parë si specialist në 2011. Kam bërë rrugëtimin tim, si shef sektori, drejtor dhe drejtor i përgjithshëm dhe së fundmi si administrator i OSHEE. Jam shumë i qartë sa i përket vizionit, qasjes, objektiva dhe çfarë kërkohet nga kryeministri dhe qytetarët për MIE. Jam i bindur që me bashkëpunimin tuaj do ia dalim të çojmë para sfidat, të arrijmë atë çfarë qytetarët kërkojnë nga ana jonë dhe të përmbushim detyrat në cilësinë e duhur”, tha ministri i ri.
/tvklan.al












Botërori 2026 