178 hektarë tokë në rrethet Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet kanë pësuar dëme si pasojë e vendosjes këtu të një kolonie të madhe karkalecash. Përhapja e insektit aq të dëmshëm për bujqësinë po përparon dhe mendohet që të shtrihet shumë shpejt në një sipërfaqe prej 400 ha. Lënia e tokave djerrë, ku ka dimëruar karkaleci, si dhe mospërdorimi i kimikateve që luftojnë këtë insektt në bimët e mbjella është një nga faktorët e shtimit të karkalecave. Ndërsa mundësitë e luftimit të karkalecit në këto momente janë zero pasi mungojnë fondet.
Dëmtime nga insektet e dëmshme janë vërjetur dhe në rrethin e Librazhdit. Kështu në fshatrat e Komunës Qendër mijëra hektarë pyje, kulllota dhe tokë bujqësore janë infektuar nga krimbi. Kjo ka bërë që të rrezikohen seriozisht prodhimet bujqësore dhe blegtorale ndërsa shumë fëmijë janë shtruar në spital me infeksione të ndryshme. Brenda tre javëve të fundit pyjet janë zhveshur nga gjethet. Krimbi i quajtur vemja ka prekur drufrutorët si dhe kulturat e ndryshme bujqësore. Më të prekur janë fshatrat e quajtur Mali i Zgarës, Kuturmani, Librazhd Katund, Librazhd Qendër si dhe Dragostunja. Sipas banorëve, një gjë e tillë nuk është parë asnjëherë në këtë zonë. Ky infeksion ka prekur edhe rreth 15 mijë banorë. /tvklan.al