Shkodra përjetoi një nga netët më të veçanta të Karnavaleve, me një paradë unike karrosh, dritash dhe personazhe të shumtë që pushtuan rrugët kryesore të qytetit.
Ngjyrat, kostumet kreative dhe energjia e pjesëmarrësve e kthyen qendrën e Shkodrës në një skenë të hapur festive.
Spektakli kulmoi me një mapping show në fasadën e Bashkisë së Shkodrës, ku loja e dritave lëvizëse, elementet vizuale dhe ritmi i muzikës krijuan një atmosferë magjike që mbajti të mbledhur qindra qytetarë në shesh.
Fëmijët dhe të rinjtë shprehën entuziazmin dhe gëzimin për këtë përjetim unik, duke e cilësuar paradën dhe shfaqjen si momentet më të bukura të festës.
Karnavalet vazhdojnë të dëshmojnë se Shkodra di të bashkojë traditën me kreativitetin modern, duke i dhënë qytetit ritëm, ngjyra dhe plot jetë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 