Kategoria e Parë vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, të cilat do të zhvillohen në dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor.

Programi i kësaj jave nis të premten me dy përballje interesante. Në orën 13:30, Pogradeci pret Ilirinë, në një duel mes dy skuadrave që janë në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa në orën 16:00, në Vlorë, Flamurtari përballet me Besën.

Të shtunën, më 28 nëntor, do të luhen katër ndeshjet e tjera të javës, të gjitha në orën 13:30; Besëlidhja – Kukësi, Oriku – Korabi, Sopoti – Bylis dhe Kastrioti – Burreli.

Pas kësaj jave, pritet të ketë ndryshime edhe në renditje, për shkak të afërsisë në pikë mes skuadrave.

/tvklan.al