Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte këngëtari i muzikës popullore Meda. Ai jeton në Shtutgart bashkë me familjen e tij dhe është një nga këngëtaret që ka thyer rekorde me shitjen e albumeve. Meda është baba i 4 fëmijëve, tre djemve dhe një vajze. Në lidhje me vetëizolimin, ai u shpreh se ky ishte një sinjal për të kuptuar se familja është shumë e rëndësishme dhe duhet ti përkushtohemi më shumë.

Meda: Unë mendoj se kjo që ka ardhur tani është një sinjal që tani po e dimë se gjërat e familjes janë më të rëndësishme, duhet familjes ti përkushtohemi më shumë. Duhet ta shfrytëzojmë çdo minutë të kohë së lirë që e kemi, për arsye se tani po e vërejmë se kur jemi bashkë me familjen po e kuptojmë se na kanë munguar. Dëshira ime do ishte mos ishim në këtë situatë të kësaj epidemie, por të ishim më të pjekur më herët, që të kalonim kohën më shumë me familjen, edhe me të afërmit./tvklan.al