Policia njoftoi sot arrestimin në Lezhë të reperit Riglels Rajku i njohur si “Noizy” si dhe DJ-in e tij, Bahtjar Bajraktari.

Ata ishin shpallur në kërkim nga policia e Kosovës për shkak të dhunimit të një personi gjatë një koncerti në Pejë.

Policia shqiptare thotë se të arrestuarit do të ekstradohen në Kosovë për t’u përballur me akuzat.

Në kërkim është edhe reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Tv Klan