Me një ide origjinale, stilistja Enada At Nikolla ka organizuar një aktivitet të veçantë për fëmijët që po kalojnë pushimet në plazhin e Qerretit, një nga zonat turistike më të spikatura të gjirit të Durrësit.

Kids Fashion Show solli një atmosferë të gëzueshme, me shumë ngjyra, fantazi dhe ritëm.

Ajo që spikati në këtë sfilatë tejet të veçantë ishin veshjet e dizajnuara nga vetë fëmijët. Ato u prezantuan për publikun e madh e të vogël në Kids Fashion Show.

Pasioni për modën, ngjyrat dhe veshjet u kthyen në motivin kryesor për vogëlushit që provuan për herë të parë shijen e pasarelës, por edhe të kënaqësisë që të jep një veshje e bukur dhe me stil./tvklan.al