Të drejtat e delegacionit shqiptar për të votuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk janë ngrirë nga komisioni i rregullave të këtij institucioni edhe pasi ato u sfiduan për arsye procedurale në ditën e hapjes së sesionit vjetor në Strasburg.

Lajmin e ka bërë publik rrejti britanik BBC në shqip, pas një intervistë me deputetin dhe kryesuesin e komisionit të rregullave John Greenway. Ky i fundit tha se 4 anëtarët e delegacionit shqiptar që janë në Strasburg, këtë javë do të mund të vazhdojnë të flasin, votojnë dhe të veprojnë si anëtarë të asamblesë që përfaqësojnë vendin e tyre, por nuk do të mund të votojnë për kredencialet e veta.

Ndërsa përsa i përket zotit Biberaj, Greenway argumentoi se ai nuk është më anëtar i delegacionit shqiptar. Ai vendim u mor në Shqipëri dhe emri i tij nuk është në listën e katër anëtarëve që i është dërguar asamblesë.

Kjo listë është konfirmuar nga kryetarja e parlamentit shqiptar dhe është absolutisht e qartë, theksoi deputetit. Të enjten Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të marrë një vendim përfundimtar për kredencialet e delegacionit shqiptar./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle