Qytet Muze, ky është titulli që mban Gjirokastra prej vitesh, si një prej qendrave më të rëndësishme kulturore në vend. Është një nga destinacionet më unikale të Shqipërisë.

Njihet ndryshe si qyteti i gurtë me arkitekturën e tij të veçantë, por mikpritjen e ka të ngrohtë. Gjirokastra mbetet një nga qytetet më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët në vend, dhe një portë e rëndësishme e historisë shqiptare në jug të vendit.

Vetë ndërtesat, pazari i vjetër, rrugët me kalldrëm, banesat kullë dhe kalaja më e madhe në Ballkan krijojnë një nga kartolinat më të preferuara për këdo që e zgjedh këtë qytet për ta eksploruar.

Gjirokastra është e njohur për iso-polifoninë, kulinarinë dhe destinacione të veçanta natyrore në rrethinat e saj.

Klan Explorer ndalet aty për të prezantuar panoramën e jetës plot ritëm, traditave të pasura dhe destinacioneve të pasura të Gjirokastrës.

Tv Klan

/tvklan.al