Klan Explorer ka ndaluar këtë radhë në dy fshatra tepër të bukur të Elbasanit: Gjinari dhe Funari. Gjinari është i njohur si zonë turistike që në kohën e Zogut dhe si i tillë ka qenë edhe gjatë diktaturës, ndërsa sot edhe më shumë.

Kjo krahinë është e njohur edhe për trashëgiminë shpirtërore, ku ruhen dy nga kishat më të veçanta të vendit: Kisha e Shën Kollit dhe Kisha e Shën e Premtes, të dyja të pikturuara nga mjeshtri i madh Onufri. Të dyja këto kisha janë një atraksion turistik jo vetëm për vendasit, por edhe për të huajt që e njohin artin e Onufrit.

Gjinari vazhdon ta mbajë traditën e mikpritjes gjallë, duke zhvilluar agroturizmin dhe bujtinat, duke ruajtur edhe kostumet dhe këngët tradicionale.

Ndërsa në veri të Elbasanit shtrihet Funari, një zonë mjaft e njohur për bukuritë natyrore, por që së fundmi po zhvillon edhe turizmin. Turizmi i gjelbër është ai që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorët në Funar. Ka katër liqene, përrenj, male dhe shpella, që sot janë atraksioni kryesor për qytetarët dhe të huajt.

Tv Klan

/tvklan.al