Arrestimi në Francë i biznesmenti Ermal Beqiri i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për çështjen e AKSH, SPAK zyrtarisht bën me dije se ka një hetim të përbashkët me autoritetet franceze.

Prokuroria e posacme bën me dije se kishin informacione për vendodhjen e biznesmenit dhe po ashtu janë duke u kryer veprime hetimore që do të këtë se shpejti një njoftim zyrtar.

Biznesmeni është duke u hetuar për disa pasuri që dyshohet se i ka në Francë. Beqiri nuk ka vetëm avionin privat por dyshohen edhe prona të tjera.

SPAK ka nisur letërporosi drejt Francës në lidhej me çështjne e pasurive të biznesmenit.

Gjatë një takimi informal me gazetarët drejtuesi i SPAK Klodian Braho bëri të ditur edhe raportin paraprak të institucionit për 6 mujorin e parë të vitit.

Braho theksoi se nga 5 procedime penale të rëndësishme gjykata ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive që vlera paraprake përllogaritet në rreth 440 milion euro.

Vlera përfundimtare e aseteve të sekuestruar do të përllogaritet kur të mbyllen hetimet.

Zyrtarisht prokuroria e posacme njofton se ka nën hetim 13 procedime penale që përfshijnë 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë dhe drejtues institucionesh.

Mes tyre numrin më të lartë të zyrtarëve nën hetim e mbajnë kryetarët ose ish-kryetarët e bashkive dhe drejtues ose ish-drejtues të institucioneve qendrore.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me hetimet për çëshjen e ish-zvëndëskryeministres Belinda Balluku, drejtuesi i SPAK u shpreh se”

“Është ndër çështjet më prioritare. 9 oficerë dhe dy prokurorë janë duke u marrë me këtë çështje. Kontrolli që janë kryer është vijimi i hetimeve.  nëse do të ketë kërkesë të re drejtuar kuvendit në lidhje me imunitetin e zonjës Balluku, drejtuesi i SPAK theksoi se kjo do të varet nga rezultatet e hetimit dhe nga provat e reja që mund të sigurojnë në lidhje me këtë çështje”.

Sa i takon çështjes së Albania files, SPAK bëri të ditur që kanë mbërritur në këtë institucion dy materiale kallëzuese, për të cilën është duke u kryer verifikimet nga ana e prokurorit që është caktuar.

Pas përfundimit të kësaj faze SPAK do të marrë një vendim nëse do të regjistrojë apo jo procedim penal. 

Ndërsa për çështjen e Zvërnecit, SPAK bën me dije se është një hetim kompleks, po hetohet edhe pjesa e tjetërsimit të pronave në zonë, por nuk jep më shumë të dhëna.

Po ashtu në 6 mujorin e parë të vitit SPAK zyrtarisht ka nën hetim 550 persona.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe SPAK ka goditur dhe caktuar masa sigurimi për 7 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe disa prej tyre me fuqi tepër të lartë financiare. 

PASURITË E SEKUESTRUARA NË 7 MUAJ

Prona të paluajtshme (tokë, truall, pyje)                      Mbi 150,000 m²

Vila, apartamente dhe hotele                                       Mbi 60

Shoqëri tregtare, kuota kapitali dhe asetet e tyre         Mbi 10

Llogari bankare                                                            Mbi 620

Automjete dhe mjete lundruese                                   Rreth 100

ZYRTARËT NËN HETIM

5 kryetarë ose ish-kryetarë bashkie;

5 drejtues ose ish-drejtues të institucioneve qendrore;

3 gjyqtarë, ish-gjyqtarë ose prokurorë;

2 ministra ose ish-ministra;

1 deputet.

Klan News

/tvklan.al