Ka shkaktuar bujë rrethimi prej disa ditësh i fshatit palestinez Qusra pranë Nablusit në Bregun Perëndimor nga kolonët ekstremistë izraelitë.
Ata u ndërprenë banorëve kushtet më jetike të jetesës, ujin, energjinë elektrike dhe furnizimin me ushqim me qëllim që t’i detyronin ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Situata mori vëmendje ndërkombëtare veçanërisht pasi një nga rezidencat e bllokuara është në pronësi të biznesmenit me shtetësi amerikane, Qusay Abu Ridi, çka detyroi edhe Ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee, të reagonte ashpër ndaj ekstremistëve izraelitë, duke i quajtur ata si rrallëherë “terroristë”.
“Veprimet e atyre që kryen këtë akt të tmerrshëm terrori, me qëllim frikësimin dhe ngacmimin e kësaj familjeje, janë të ndyra. Nuk ka asnjë arsyetim për një sjellje të tillë banditësh”, tha Huckabee.
Ambasadori amerikan u vu në qendër të kritikave jo vetëm se nuk reagoi më herët për situatën, por për vetë faktin që nuk ngriti zërin më parë në ndihmë të shtetasit amerikan, pasi presioni i kolonëve vijonte që prej korrikut.
Pas reagimit të tij, Huckabee kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë izraelite, e cila dërgoi trupa shtesë për të zmbrapsur kolonët ekstremistë nga fshati.
/tvklan.al












Botërori 2026 