Kombëtarja shqiptare e vajzave është vetëm pak ditë larg një prej sfidave më të rëndësishme në historinë e saj.

Vajzat kuqezi do të përballen me Uellsin në “play-off-in” e Kampionatit Botëror, me ëndrrën për të bërë një tjetër hap të madh në futbollin shqiptar.

Futbollistet vijojnë përgatitjet në Shkodër, me përqëndrimin maksimal te kjo përballje.

Edhe Arbiona Bajraktari shpreh besim te skuadra, duke vlerësuar arritjen e Kombëtares dhe gjendjen fizike të futbollisteve në prag të dy përballjeve vendimtare.

Kombëtarja shqiptare e vajzave vijon përgatitjet në Shkodër, me fokus të plotë te sfida që do të luhet më 9 tetor, në orën 18:00.

Klan News


/tvklan.al