6 tetor 2026 – Mesfushori Kristjan Asllani, i cili dhe shënoi dy golat e Shqipërisë në fitoren 2-1 ndaj San Marinos, dha një intervistë të shkurtër për emisionin “Klan Kuqezi”.
Duke u ndalur tek emocionet e tij në fazën e penalltisë, ai u shpreh se ishte si një “deja vu” për të, teksa kujtoi momentin paksa të njëjtë në Torino.
“Sot ku ku shkova te penalltia ishte një deja vu se ngjante sigurisht te ndeshja Lecce – Torino që e kam bërë në minutën e 93-të dhe thashë jam pak i lodhur, nuk i dihet, po gjuaj në qendër dhe nuk e di, s’kam gjuajtur asnjëherë penallti kështu që vajta vajta shumë i sigurt…”, u shpreh ai.
I pyetur se çfarë çaloi sot te qarkullimi i topit dhe tek gestioni i ndeshjes që të mos i jepnim mundësi San Marinos të kthehej në lojë, Asllani u përgjigj se është bërë gjithçka e kërkuar nga trajneri, por ka një problem për mesfushorët…
“Nuk e di, sigurisht ne ne kemi bërë ato që na kërkon trajneri. Ne në mesfushë po rinim më lart, po e fillojmë lojën me tre mbrojtësa. Edhe problemi jonë është që kur ne në mesfushë nuk e prekim topin por ja 6-7 minuta do do të vijmë ta marrim te mbrojtësit sepse e di, mesfushorët do ta prekin topin. Po siç thashë, ishte me të vërtetë gjithë njerëzit mund të thonë që tre pikë thjesht me San Marinon, po tani futbolli u bë shumë i vështirë sepse edhe atje në Finlandë kemi bërë 15 minuta besoj top fantastik edhe erdhi kartoni i kuq dhe humbëm ndeshjen“, tha ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 