Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e dytë miqësore. Këtë herë ishte Luksemburgu që na shkaktoi një tjetër humbje në pak ditë, pas asaj kundër Izraelit.
Trajneri Rolando Maran vazhdoi me eksperimentet në aspektin taktik, duke u përpjekur që të gjejë ekuilibrat e duhur për filozofinë e tij të futbollit, por koha në dispozicion bën që lojtarët ende të mos jenë gati për këtë ndryshim.
Luksemburgu befasoi prapavijën kuqezi pas 8 minutash lojë, me shqiptarin Daniel Sinani që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide.
Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e parë dhe ndryshimeve në formacion, Kombëtarja e pati të vështirë që të dilte në lojë të rrjedhshme dhe të kishte saktësi përpara portës kundërshtare.
Luksemburgu ishte i vendosur mirë në fushën e lojës dhe përhapi rrezik me disa zbritje të tjera në kundërsulm.
Për trajnerin Maran, kjo ishte humbja e dytë radhazi, duke thyer një rekord negativ 29-vjeçar nën drejtimin e Kombëtares. Asnjë trajner që nga viti 1997 nuk i ka humbur të dyja sfidat e para me Shqipërinë.
“Nuk kemi qenë të karikuar për këto ndeshje. Është një periudhë e vitit ku kombëtaret e tjera bëhen gati për në Botëror, ndërsa ne i shkuam kaq afër dhe nuk ia dolëm dot. Por kam besim për të ardhmen. Lojtarët u impenjuan dhe u përkushtuan”.
Ndeshjet e radhës për Kombëtaren shqiptare janë ato të Ligës së Kombeve, që do të fillojë në shtator.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
