Kombëtarja shqiptare është stërvitur edhe paraditen e sotme në stadiumin “Dino Manuci” të Cezenës, ku trajneri Rolando Maran e ka pasur të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion.
Italiani ka parë nga afër gjendjen e futbollistëve për të vendosur formacionin me të cilin do të luajë ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, kundër Finlandës.
Kuqezinjtë do të nisen nga Italia drejt Helsinkit këtë të enjte, ku do të zhvillojnë edhe një stërvitje të fundit zyrtare të premten.
Sfida e së shtunës në orën 15:00 do të transmetohet në TV Klan.
/tvklan.al












Botërori 2026 
