Raportim Live

San Marino-Shqipëri, pjesa e dytë

Mbyllet sfida.

Akordohen 2 minuta shtesë.

85’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Shpendi tenton pasimin për Uzunin në zonë, por topi largohet në momentin e fundit.

80’– Tjetër zëvendësim te Shqipëria, Luis Hasa merr vendin e Anis Mehmetit.

74’- Debuton Klevi Qefalija. Mesfushori aktivizohet dhe merr vendin e Juljan Shehut.  

65’- GOOOOOL SHQIPËRIA 0-3! Shënon Rey Manaj. Sulmuesi sheh tentativën e parë të ndalet nga portieri, por nuk gabon në të dytën.

62’- Sërish rrezik nga San Marino, Shqipëria shmang autogolin. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

58’- Shpëton me fat Shqipëria. Alen Sherri bën një pritje spektakolare dhe mban portën e paprekur, pas gjuajtjes së Nanni-t.

52’- Dy ekipet qarkullojnë topin në mesfushë. Mungojnë rastet e pastra.

45′- Starton pjesa e dytë. Kumbulla merr vendin e Gjimshitit.

Renditja e grupit

Standings provided by Sofascore
download app

San Marino-Shqipëri, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 2 minuta shtesë.

43’- Pranë golit të tretë Shqipëria. Anis Mehmeti futet bukur në zonë dhe gjuan me të djathtën, por topi që po i drejtohej portës devijohet në këndore.

35’- Kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë, por pasimi i Uzunit ndalet pranë zonës. Ndalet aksioni i kuqezinjve.

27’- GOOOOL SHQIPËRIA 0-2! Shënon Myrto Uzuni. Gjuajtja e Manajt pritet nga portieri, por topi shkon te Uzuni, i cili e dërgon në rrjetë. VAR-i e konfirmon golin.

25’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Muçi fiton goditje dënimi në afërsi të zonës.

21’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Nis festa kuqezi në San Marino. Anis Mehmeti zhbllokon takimin, pas një topi të marrë në zonë, nga tentativa me kokë e Manajt.

20’- Mundësi e artë shënimi për Shqipërinë. Portieri vendas bëhet vendimtar me dy pritje të shkëlqyera ndaj Shehut dhe Manajt.

19’- Krosim i Muçit nga e majta, Sina provon me kokë por nuk ka koordinatat e duhura.

14’- Provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone Asllani. Edhe këtë herë, tentativa shkon jashtë.

13’– Kërkojnë penallti për prekje me dorë te Shqipëria. Arbitri vazhdon lojën.

12’- Ernest Muçi rrezikon sërish vendasit. Gjuajtja diagonale e lojtarit shkon ngjitur me shtyllën.

9’- Ernest Muçi i afrohet supergolit. Sulmuesi lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por reagon shumë mirë portieri i vendasve.

7’- Siç edhe pritej, Shqipëria kontrollon topin, në kërkim të hapësirave në mbrojtjen e San Marinos. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.

1’- Menjëherë në sulm Shqipëria me Muçin dhe Mehmetin që nuk konkretizojnë aksionin.

0′- Starton sfida. Shqipëria luan për fitore.

FORMACIONET ZYRTARE

SAN MARINO: Colombo, Benvenuti, Rossi, Cevoli, Giocondi, G. Capicchioni, Mularoni, L. Capicchioni, Lazzari, Pancotti, Nanni.

SHQIPËRIA: Sherri; Sina, Gjimshiti, Ismajli, Sina; Mitaj, Shehu, Asllani, Uzuni, Mehmeti, Muçi, Manaj.

Shqipëria merr kryesimin, fitore e pastër ndaj San Marinos