Me atmosferën jo të duhur për shkak të humbjes ndaj Polonisë, kombëtarja ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Varshavë. Kuqezinjtë po përgatiten për duelin me Ukrainën.
Te kombëtarja shqiptare kanë hedhur pas krahëve eliminimin nga gjysmëfinalja e play-off të Botërorit. Kuqezinjtë janë rikthyer në stërvitje për t’i hapur kështu udhë përgatitjeve për testin miqësor të 31 marsit kundër Ukrainës. Stafi teknik e ka ndarë ekipin në dy grupe, duke përshtatur ngarkesën fizike sipas aktivizimit të lojtarëve në humbjen 2-1 ndaj Polonisë.
Futbollistët që ishin titullarë u përqendruan në rikuperim dhe ushtrime në palestër, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, përfshirë lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta në fushë, zhvilluan një seancë të plotë stërvitore. Kuqezinjtë do të vijojnë më pas stërvitjen në Valencia, për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës. Takimi është planifikuar të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, një duel që do të transmetohet në TV kombëtar Klan.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
