Billie Eilish, e cila ka qenë kritike e ashpër e Agjencisë amerikane për Zbatimin e Ligjit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë përpjekjeve të Presidentit Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm në SHBA, ngjiti skenën e Grammy për të inkurajuar publikun që “të vazhdojë luftën” dhe “të protestojë.”

“Sa mirënjohëse që ndihem, sinqerisht nuk besoj se ka nevojë të them asgjë, përveç se askush nuk është i paligjshëm në tokë të vjedhur”, tha Eilish teksa mori çmimin Grammy për Këngën e Vitit për “Wildflower”.
“Thjesht është shumë e vështirë të dish çfarë të thuash dhe çfarë të bësh tani“, shtoi këngëtarja 24-vjeçare të dielën, 1 shkurt.
“Besoj dhe mendoj se thjesht duhet të vazhdojmë të luftojmë, të flasim dhe të protestojmë. Zërat tanë kanë rëndësi, njerëzit kanë rëndësi“, tha Eilish.
“F*ck ICE!” shtoi ajo, një koment që nuk u transmetua nga mediat.

Pas vdekjes së Renee Good, e cila u qëllua për vdekje muajin e kaluar nga një oficer i ICE në Minneapolis, Eilish shkruajti në rrjetet sociale se ICE është një “grup terrorist i financuar dhe mbështetur nga shteti.”
Eilish u bëri thirrje figurave të tjera të njohura që të mos heshtin pas vrasjes së Alex Pretti-t, i dyti rast në pak kohë.
“Hey, kolegë të famshëm, do të flisni apo jo?”, shkruante këngëtarja në Insta Story.
Pas komentit të Eilish në Grammy, moderatori i ceremonisë, Trevor Noah, nuk i kurseu ironitë ndaj Trump.
“Ky është Grammy që çdo artist dëshiron”, tha Noah.
Të shtunën, 31 janar, Presidenti amerikan tha se publikimi së fundmi i dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me Jeffrey Epstein, tregon se ai është totalisht i pafajshëm.
“Dorëzo çelësat motër…”
Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë plasur edhe kritika ndaj këngëtares.
Nisur nga deklarata e saj e fortë, komentuesit bëjnë thirrje që ajo të dorëzojë shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles tek një fis i amerikanëve vendas ose tek një emigrant i paligjshëm.
“Po nëse të gjithë shkonim në vilën e saj dhe thonim se do të jetonim aty tani? Është tokë e vjedhur, apo jo? Ajo nuk e zotëron”, shkruhej në një postim në “X”.
“Ajo po relaksohet në kështjellën e saj në Hollywood Hills me roje të armatosur dhe një sërë privilegjesh. Nëse toka është kaq e vjedhur, motër, dorëzo çelësat tek fisi më i afërt ose tek një familje emigrantësh”, YouTuber-i Brandon Tatum.














Botërori 2026 
