Shpesh kemi dëgjuar se në Shkodër futbolli është si fe dhe kjo duket se mori kuptim të Hënën.

Gazetarja e Tv Klan, Emi Kalaja, zbuloi se rreth orës 20:00, komisionerët vendosën bashkërisht të ndërprisnin numërimin e votave.

Sipas saj, ata u justifikuan duke thënë se do pushonin pak, por synimi ishte tjetër. Në orën 20:00, luhej finalja e titullit kampion, mes Vllaznisë dhe Egnatias, ndeshje që u fitua nga rrogozhinasit 4-0.

Në Shkodër titulli kampion mungon prej 24 vitesh dhe interesi ishte i madh. Komisionerët për pak kohë braktisën numërimin, për të ndjekur ndeshjen, nga e cila me siguri kanë mbetur të zhgënjyer, pasi ekipi i tyre pësoi humbje të thellë.

/tvklan.al