U propozua nga Meta për kreun e KLSH-së

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi me votat e mazhorancës një tjetër kandidaturë të propozuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Me 9 vota kundër dhe 4 pro të opozitës ky komision refuzoi emrin e Petraq Milos.

“Kandidatura e zotit  Petraq Milo, rrëzohet”.

Mazhoranca e gjeti të papërshtatshme kandidaturën për shkak të pasaktësive në CV-në e tij si dhe e konsideroi si shkelje faktin që gjatë ushtrimit të detyrës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Evis Kushi, deputete e PS-së: Në CV e zotit Milo nuk ka informacion për veprimtarinë e tij profesionale të periudhës nga viti 1988 deri në vitin 1991.

Petraq  Milo, kandidat për kryetar të KLSH-së: Kam qenë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Kombinatit të Autotraktorëve të Shqipërisë.

Evis Kushi, deputete e PS-së: Aktualisht ai rezulton të jetë anëtari i Këshilit Komëbtar të PD.

Petraq Milo, kandidat për kryetar të KLSH-së: Nuk është e saktë, unë kam dhënë dorëheqjen, kam qenë në pozicion të ngritë dhe nuk ka qenë në papajtueshmëri me pozicionin që kam pasur.

Ndërsa, Kuvendi vuri re se Presidenti e kishte zgjedhur Milon nga jashtë listës së Kandidaturave që kishin garuar për këtë detyrë, por këshilltari i Presidentit dha një tjetër shpjegim.

Bledar Dervishaj, Këshilltar ligjor i Presidentit: Hapja e thirrjes është një mundësi shtesë në funksion të transparencës për të marrë cilësitë më të mira nga kandidatët më të mira, por kjo nuk kufizon mundësinë e Presidentit për të marrë një kandidat jashtë listës.

Milo është kandidatura e trete qe shumica i rrezon Metës për Kontrollin e Lartë të Shtetit pasi me herët, janë rrezuar edhe Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri.

Tv Klan