Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, nga data 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Policia e Tiranës ka vendosur një plan të posaçëm masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, kufizime të trafikut do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza”, përfshirë edhe sheshin në rrugën “Gjergj Filipi” dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin.

Për këmbësorët, do të jetë i bllokuar trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke këshilluar shmangien e lëvizjeve të panevojshme në zonat e kufizuara dhe respektimin e sinjalistikës dhe udhëzimeve të punonjësve në terren.

/tvklan.al