Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit janë shembuj që duhen ndjekur, madje dhe nga vendet e industrializuara. Deklarata mbërrin nga Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë Gjermane, gjatë një konferencë për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve të mbajtur në Tiranë.

Hartmut Schaurte: “Përpjekjet për reformën nga qeveria shqiptare janë të jashtëzakonshme. Në drejtimin e  duhur dhe që i përgjigjen standardeve më të mira sidomos politikat fiskale. Ulja e barrës fiskale në 10% është në raportin biblik, pasi edhe në bibël thuhet se duhet dhënë 1/10-ta. Po ta krahasojmë këtë situatë me atë në Gjermani unë i rekomandoj politikanëve gjerman një udhëtim drejt Shqipërisë për të parë rezultatet e arritura dhe guximin e treguar”.

Kryeministri Berisha pasi ka falënderuar qeverinë gjermane për mbështetjen e madhe financiare që arrin në mese 800 mln euro gjatë këtyre 20 viteve të bashkëpunimit, theksojë se Shqipëria po punon fort për t’u shndërruar në vendin më tërheqës për investimet.

Sali Berisha: “Unë besoj në taksat e ulta dhe kjo jo se qeveris sime nuk i duhen para, por sepse unë kam bindjen për shoqërinë shqiptare paratë në kontot tuaja dhe projektet tuaja janë më të dobishme për shqiptarët. Ndaj dhe ne kemi ndërmarrë një reformë të thellë fiskale, kemi ulur me 50% taksën e biznesit të vogël, kemi ulur nga 23% në 10% taksën e të ardhurave personale, kemi ulur nga 25% në 10% tatim fitimin, kemi ulur nga 30 në 20% taksën e sigurimeve shoqërore për sipërmarrësit dhe me 1 janar kjo taksë do zbresë në 15%”.

Kreu i ekzekutivit tha se janë rreth 400 hidrocentrale që pritet të ndërtohen duke shndërruar vendin tonë në një super fuqi energjetike në rajon. Në lidhje me investimet në energjetikë edhe ambasadori gjerman në Tiranë konfirmojë interesin gjithmonë e në rritje të sipërmarrësve gjerman për Shqipërinë./tvklan.al

Gazetari: Fjoraldi Zguro

Montazhi: Ergis Hasanbelli