Gjatë 9 muajve të fundit janë bllokuar 75.4 ton pesticide të dëmshme për produktet bujqësore. Raporti krahasuar me një vit më parë është 50 ton më shumë.

Mira Gjeçi, zv/ministre e Bujqësisë thotë në një intervistë për televizionin Klan se këtë vit nuk ka asnjë anomalitet në treg, por rritja e numrit të konfiskimeve lidhet me cilësinë e inspektimeve, ku edhe pse më të pakta në numër, kanë 3-fishuar bllokimet e pesticideve të dëmshme.

Produktet për të cilat është tentuar më shumë që të abuzohet me pesticidet e rrezikshme, janë pikërisht ato që lidhen me shportën e ushqimeve që konsumohen përditë.

Kontrollet fiktive apo “tolerimet” nga ana e inspektorëve janë ndëshkuar edhe me ndjekje penale.

Përdorimi i pesticideve të rrezikshme në produktet bujqësore ulin vlerat ushqyese për organizimin e njeriut dhe në disa raste mund të shkaktojnë pasoja në shëndet.

Tv Klan