Kontratë rekord në bejsbollin amerikan. Protagonist është bërë, Huan Soto i cili ka rënë dakord për të firmosur marrëveshje 15-vjeçare. 26-vjeçari do të bashkohet me New York Mets me kontratën që do të depozitojë në llogarinë e bejsbollistit plot 765 milionë Dollarë.

Praktikisht, 51 milionë Dollarë çdo sezon për katër herë pjesëtarin e ekipit All-Star në këtë kompeticion. Marrëveshja e Sotos nuk përfshin bonusin e nënshkrimit prej 75 milionë Dollarësh. Soto shijoi një edicion karriere me New York Yankees në vitin 2024, teksa koleksionoi shifra interesante në fushë, duke përfshirë vrapimet dhe goditjet për pikë. Mets nuk ishte skuadra e vetme që kishte interes për Soto.

26-vjeçari është një emër tepër i njohur, ndërsa u pozicionua i treti në garën për lojtarin më të mirë në futbollin amerikan. Kontrata e Sotos me Mets është më e madhja në historinë e sporteve profesionale, duke eklipsuar marrëveshjen 10-vjeçare prej 700 milionë Dollarësh që Los Angeles Dodgers nënshkruan me Ohtanin vitin e kaluar.

Klan News