Velipoja mbetet edhe këtë sezon një prej destinacioneve më të preferuara bregdetare nga vendas dhe të huaj. Fillimi i korrikut e ka gjetur me fluks pushuesish plazhet në këtë vijë bregdetare.

Kanë ardhur nga zona të ndryshme të vendit, nga rajoni apo vende të ndryshme të botës për të pushuar në Velipojë. Shumë prej tyre zgjedhin të qëndrojnë në hapësirat publike dhe plazhet e menaxhuara nga bashkia. Ata vlerësojnë natyrën, kushtet dhe çmimet e arsyeshme.

Për këtë sezon edhe autoritetet kanë punuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve, ndërsa në Velipojë janë 2 plazhe të menaxhuara nga bashkia. Fluksi i vizitorëve pritet të vijojë edhe në javët në vijim, nisur nga të dhënat e hotelerisë në këtë zonë dhe numri i prenotimeve në rritje.

Klan News

/tvklan.al