Dikur Velipoja zgjidhej kryesisht nga qytetarë shkodranë dhe të zonave të tjera përreth. Por me kalimin e kohës kjo vijë bregdetare po zbulohet gjithnjë e më shumë nga vizitorë të rinj. Operatorët turistikë thonë se këtë verë është vënë re një rritje e interesit nga emigrantët, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Velipojë....