Gjatë raportit të saj para komitetit të jashtëm të Parlamentit Europian, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos u shpreh se sheh përparim në diskutimet për raportin e sundimit të ligjit për Shqipërinë, i quajtur IBAR.
“Shqipëria ka hapur të gjashtë grupkapitujt negociues në vetëm një vit. Shtetet anëtare tani po përparojnë me diskutimet mbi përmbushjen e standardeve të ndërmjetme për sundimin e ligjit. Jam e bindur se në muajin maj ose qershor, mund të kemi në diskutimin e kësaj çështje ne Këshillin Evropian, jam e kënaqur për këtë”, tha Marta Kos.
Kos shprehu edhe një herë besimin e saj se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në vitin 2030. Komisionerja u tha eurodeputetëve se javën e kaluar i kishte paralajmëruar shtetet ballkanike me anë të një letre se ato mund të humbasin rreth 700 milionë euro të parashikuara në Planin e Rritjes për rajonin nëse nuk i përfundojnë reformat e kërkuara deri në muajin dhjetor të këtij viti.
Ajo përmendi Bosnjën dhe Hercegovinën si një shembull negativ të mosrealizimit të reformave të kërkuara, duke rrezikuar humbjen e rreth 400 milionë eurove.
Në muajin qershor sipas komisioneres Kos liderët evropiane do të diskutojnë për hapat konkrete për zgjerimin. Komisionerja mohoi akuzat se ajo në vitet ’80 kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
