Edhe pse ishte paralajmëruar se Kuvendi i Kosovës duhet të konsituohej para mesnatës së sotme, kryesuesi Avni Dehari e ka thirrur seancën e radhës të shunën në orën 11.
Por pavarësisht paqartësive juridike dhe ligjore që janë shtuar, Kosova duket se po shkon sërish drejt një krize të re politike.
Takimi i fundit mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike te Kosovës Lumir Abdixhiku i zhvilluar mesditën e së kësaj të premteje, përfundoi pa një marrëveshje.
Dhe thelbi i mosmarrëveshjes është pozita e Presidentit të vendit. LDK e shpreh hapur se e synon këtë pozitë, në rast të një koalicioni bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Në krahun tjetër, Albin Kurti këmbëngul se rezultati i zgjedhjeve ia jep atij të drejtën të ketë Presidentin, nëse ka dakordësi për një figurë politike.
Palët ndahen edhe për çështjen e konsititumit të Kuvendit. Nëse LDK thotë se ajo duhet të mbyllet pa vonesë dhe më pas të vijojnë negociatat për presidentin, Vetëvendosje i qëndron idesë se pa një marrëveshje për kreun e shtetit është e kotë të vijohet me postet e tjera.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 