Ka dështuar edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje nuk arriti t’i sigurojë numrat për të vazhduar procedurën me votim të fshehtë.

Para nisjes së seancës, kryesuesi Avni Dehari kërkoi konsultim me përfaqësues të grupeve parlamentare. Dehari u kishte kërkuar atyre një marrëveshje për shmangie të rregullores së Kuvendit ku seancat do të mbaheshin çdo një javë e jo çdo 48 orë, por që është refuzuar nga shumica e përfaqësuesve politik parlamentarë.

Derisa kanë vazhduar edhe kësaj radhe akuzat dhe kundërakuzat se kush po e bllokon konstituimin e Kuvendit. Seanca vazhdon të hënën.

Tv Klan