Përderisa pritej vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit e që do të duhej të mbahej çdo 48 orë, Kuvendi ka hapur dyert për bashkatdhetarët të cilët për tri ditë radhazi, kanë mundësinë të njihen nga afër me hapësirat dhe punën e këtij institucioni.
Kryesuesi Avni Dehari është lajmëruar në rrjetin social Facebook.
“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive. Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë”, tha Dehari.
Vonesat për thirrjen e seancës i ka kritikuar deputeti i PDK-së , Mergim Lushtaku.
E kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike do të vazhdojnë, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.
“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”, tha Kurti.
Vazhdimi i seancës konstituive dy ditë më parë kishte zgjuar reagime që është thirrur jashtë afatit kushtetues.
/tvklan.al












Botërori 2026 