Çështje orësh apo edhe ditësh është ftesa që pritet ti bëjë kryeministri në detyrë Albin Kurti kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku për të diskutuar rreth formimit të institucioneve.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Kurti, pritet që shumë shpejt t’u dërgojë ftesë për takim Abdixhikut.
E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të ofrojë një marrëveshje për partitë opozitare lidhur me çështjen e presidentit, ajo tha se diskutimet mbeten të hapura, por se çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me rezultatin zgjedhor.
U pyet edhe rreth mundësisë që në takimet e ardhshme të propozohet një emër për president nga Lëvizja Vetëvendosje.
Të enjten tashmë është e caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit dhe mbetet të shihet nëse bisedimet do të kenë rezultat e që do të prodhojnë edhe konstituimin e Kuvendit dhe më pas zgjedhjen e presidentit e formimin e qeverisë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 