Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të urdhërojë Policinë Bashkiake të Korçës për heqjen e menjëhershme të simboleve, stemave dhe logove që partia e Lulzim Bashës ka vendosur në një nga zyrat e tij elektorale në këtë qytet.

Kjo nuk është hera e parë që KQZ merr një vendim të tillë për forcë politike. Më parë e ka urdhëruar për heqjen e logove të PD në njësinë 8 në Tiranë.

Nderkohë, javën e ardhshme do të shqyrtohet dhe kërkesa tjetër e selisë blu për heqjen e logos dhe simboleve të saj, edhe rrjetet sociale nga ana e Lulzim Bashës.

Tv Klan