“Kremlini pret që Presidenti amerikan Donald Trump të vazhdojë të ndjekë politikën e tij për arritjen e një zgjidhjeje paqësore me anë të negociatave në Ukrainë, pas zgjedhjeve të mesmandatit”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
Ai shtoi se Rusia po i ndjek nga afër zgjedhjet, por theksoi se ato janë një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara.
“Sa u përket zgjedhjeve, kjo është një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara. Sigurisht, ne po i ndjekim ato nga afër, ashtu siç po bën edhe pjesa tjetër e botës. Presidenti Trump do të mbetet president deri në fund të mandatit të tij dhe do të vazhdojë të zbatojë politikën e tij të jashtme”, tha Peskov.
Reuters raportoi më 25 tetor se Demokratët mund të fitojnë shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat, në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, gjë që mund të sjellë ndryshime në politikën e jashtme të Shteteve te Bashkuara, përfshirë ndihmën për Ukrainën.
Për Republikanët, humbja e kontrollit mbi cilëndo nga dhomat mund ta komplikojë agjendën e Trumpit në dy vitet e fundit të mandatit të tij të dytë si president.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
