Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi se është vendosur krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.
“Krijojmë me ligjin që miratuam sot Agjencinë Kombëtare të shërbimeve Arsimore. Bëhet fjalë për një agjenci që do të ketë një status autonom për të rritur pavarësinë e agjencisë, për një paketë shumë të rëndësishme shërbimesh që pjesërisht sot propozohen, garantohen dhe ofrohen nga një institucion që varet nga Ministria e Arsimit dhe që quhet Qendra e Shërbimeve Arsimore”, tha Kumbaro.
Me këtë projektligj, Kumbaro tha se rritet cilësia e shërbimit, transparencës dhe autonomia.
Më tej, ministrja Kumbaro u pyet edhe për “jetëgjatësinë” e saj në qeveritë Rama. Kumbaro u shpreh se ndodhet aty si pjesë e një skuadre.
“Rezultatet janë ato që maten dhe vlerësohen çdo katër vjet, qoftë nëpërmjet instrumentit të votës, qoftë analizave që bëjmë si skuadër. Asnjë ministër nuk është aty se jemi vetë, por se jemi pjesë e një skuadre”, tha Kumbaro.
/tvklan.al












Botërori 2026 