Çfarë vendimesh u njoftuan sot pas mbledhjes së qeverisë
Këtë të enjte, më 19 mars, në orën 12:00, kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e radhës të qeverisë. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, ministrat dolën në një komunikim për mediat ku prezantuan vendimet e marra dhe nismat e qeverisë.
-I pari foli ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi, i cili njoftoi se sot është miratuar rishikimi i marrëveshjes së financimit mes Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe OSHEE Group, që lidhet me ndërtimin e nënstacionit të qendrës në Tirana. Sipas tij, projekti i ri parashikon ndërtimin e një nënstacioni modern nëntokësor pas Sheshit Skënderbej.
-Po ashtu, ai tha ishte arritur një marrëveshjeje me Myftininë e KMSH-së për rindërtimin e xhamisë së Shijakut.
-Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Karakaçi rrëzoi propozimin e PD-së për uljen e taksës së qarkullimit, në mënyrë që të zbritet çmimi i naftës. Ai shpjegoi se një ndryshim i tillë do të rëndonte më shumë qytetarët. Ministri tha se situata po monitorohet dhe nëse do lindë nevoja “shumë shpejt” mund të ngrihet Bordi i Transparencës.
-Karakaçi shpjegoi se Ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem për furnizimin e grupeve shqiptare me naftë, pasi mbi 90% e furnizimit vjen nga rrugë të tjera detare.
-Ndërkohë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njoftoi miratimin e zonave prioritare për 8 bashki lidhur me Paketën e Maleve. Mes të tjerash ai u ndal dhe tek Reforma Territoriale, duke u shprehur se mazhoranca ka përgjegjësi që të ofrojë zgjidhje dhe të çojë përpara reformat, duke iu referuar asaj territoriale.
-Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nga ana tjetër njoftoi se është vendosur krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.
Ministri Nufi: Serbia mitigon të gjitha rreziqet, Shqipëria dhe Kosova të mbrojtura nga NATO
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, ka komentuar zhvillimet në kufirin verior të Kosovës, ku është raportuar për prani të lartë të forcave serbe.
Nufi tha se:”Republika e Serbisë, mitigon të gjitha rreziqet. Republika e Shqipërisë nga ana tjetër, të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën e NATO-s, më e forta në botë. E gjitha në përputhje me NATO-n dhe siguria e qytetarëve shqiptarë dhe e atyre të Republikës së Kosovës, për sa kohë është KFOR atje, është po ashtu e siguruar nga aleanca më e fortë në botë”.
Krijohet Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi se është vendosur krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore… Lexo më shumë
Ministri Nufi: Pagat në Mbrojtje kanë arritur pikën më të lartë, objektivi…
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka folur në deklaratën e sotme për mediat, për pagat në sektorin e Mbrojtjes.
Ai tha që aktualisht pagat në këtë fushë, kanë arritur në “pikën më të lartë, 10.6%”.
Me projekvendimin e sotëm, Nufi tha se synimi është të “arrijmë objektivin tonë, që të arrijmë mesataren e NATO-s”.
“Sot Shqipëria është një nga vendet me pagë mesatare më të lartat në rajon.”, tha ministri.
Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, u shpreh sot, 19 mars, se mazhoranca e ka përgjegjësi që të ofrojë zgjidhje dhe të çojë përpara reformat, duke iu referuar asaj territoriale.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se shumica socialiste është e hapur që reforma të përfshijë brenda vetes të gjitha palët dhe shprehur se kjo mund të realizohet përmes komisionit të posaçëm… Lexo më shumë
Karakaçi: Bordi i Transparencës mund të ngrihet shumë shpejt, por…
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri Enea Karakaçi tha: “Nga të gjitha komunikimet dhe informacionet që kemi. Ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem për furnizuesit shqiptarë, sepse furnizimi ynë vjen nga rrugë të tjera detare. Mekanizmi është aty. Kemi vlerësuar që me anë të komunikimeve, me shoqatat e Hidrokarbureve, që Bordi i Transparencës mos të ngrihet. Mund të ngrihet shumë shpejt, por akoma nuk kemi vendosur një gjë të tillë.”
Ai u shpreh gjithashtu se Bordi është aty dhe mund të krijohet shumë lehtë me një VKM.
Karakaçi: Arrihet marrëveshja me KMSH-në për rindërtimin e xhamisë së Shijakut

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar këtë të enjte, më 19 mars, arritjen e një marrëveshjeje për rindërtimin e xhamisë së Shijakut.
“Kemi një marrëveshje mes Këshillit të Ministrave dhe Myftinisë së KMSH, për të rindërtuar xhaminë e Shijakut. Kjo marrëveshje bëhet me fonde donacione nga besimtarët.”, tha ministri.
Ai shtoi se kjo është një simbolikë rastësore e këndshme e fundit të muajit të Ramazanit.
Taksa e qarkullimit, ministri Karakaçi: Që të ulësh 45 lekë, duhet të jetë 45 lekë!
Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kërkesën për uljen e taksës së qarkullimit.
“Taksa e qarkullimit për të ulur 45 lekë nënkupton se është 45 lekë. Nuk është. Ne kemi ndjekur një model tjetër. Është e ndarë në të gjithë vendete e BE, disa e segmentojnë në pikat e karburanteve, disa në pagesat e taksave të mjeteve. Ne kemi gjykuar dhe vlerësuar se marrja e taksës së qarkullimit me pikën e karburantit, është taksimi më i mirë sepse paguajnë më shumë taksë ata që përdorin më shumë makinën.”, theksoi ministri.
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e qeverisë. Karakaçi: Shumë shpejt mund të ngrihet Bordi i Transparencës, por…
Këtë të enjte, më 19 mars, në orën 12:00, kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e radhës të qeverisë, ku morën pjesë ministrat.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, ministrat dolën në një komunikim për mediat ku prezantuan vendimet e marra dhe nismat e qeverisë.












Botërori 2026 