Një ditë pasi guvernatori Fullani tha se Shqipëria duhet të bëjë kujdes për fazën e dytë të krizës globale, këshilltari i kryeministrit për ekonomi dhe financa Petraq Milo, thotë se qeveria me politikat e marra po e nxit kreditimin e ekonomisë.

Petraq Milo: Në qoftë se nuk ka pasur të parë nuk ka pse të ketë të dytë. Sistemi jonë bankar është një sistem shumë likuid dhe nuk krijoi absolutisht fare probleme në pikëpamjen e mundësisë së dhënies së kredisë. Kuptohet që nuk ka pse të ndodhin shqetësime në fazat e tjera. Masat që janë marrë qoftë nga politikat qeverisëse, qoftë dhe nga politikat monetare kanë shkuar më shuam në forcim të mundësisë së dhënies së kredive. Nuk ka një ngërç në dhënien e kredisë, përkundrazi, kredia është rritur siç e theksova.”

Në lidhje me ecurinë e eksporteve Milo thotë se përveç kreditimit të këtij sektori po punohet fort për rimbursimin e menjëhershëm të tvsh-së. Ndërkaq sipas këshilltarit të kryeministrit, koncesionet kryesisht në energjetikë që ka aprovuar qeveria vitin e fundit me vlerë prej rreth 3 miliard eurosh janë një garanci më shumë për nxitjen e investimeve dhe të eksporteve./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro

Operator: Isdor Rudho