Sfida në fazën e grupeve Kroaci-Shqipëri ka marrë më shumë vota në sondazhin e tifozëve europianë për përballjen më të bukur të Euro 2024.

Ndeshja ka marrë 59% të votave ndërsa UEFA ka veçuar 10 sfida nga ku tifozët mund të përzgjedhin në faqen zyrtare. Sfida vlerësohet në bazë të lojës së bukur, golave, intensitetit dhe emocioneve të përcjella.

Në vend të dytë me 10% të votave është ndeshja Turqi-Gjeorgji, e më pas vjen Austri-Turqi me 8%.

Eventi Gjermani 2024 u zhvillua nga datat 14 qershor deri më 14 korrik dhe u transmetua në Tv Klan.

Klan News