Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë në përurimin e superstradës Lezhë-Shkodër. Me përfundimin e kësaj superstrade shkurtohet kështu rruga nga Tirana në Shkodër, nga 120 km që ka qenë në 85 km. Kryeministri ka premtuar se do të vazhdojnë projektet duke vazhduar me ndërtimin e superstradës dhe më tej nga Shkodra në drejtim të Hanit të Hotit.

Fatos Nano: “Ka një strategji të qartë të qeverisjes sonë, që po jep këto rezultate. Kjo strategji ka pikësynim themelor të përmirësojë pa ndërprerë integrimin e njerëzve në zhvillimin kombëtar, jetën e tyre dhe vepra të tyre sjellin zhvillim ekonomik, komunikim, qytetërim, lëvizje më të shpejta dhe sidomos integrim midis shqiptarëve dhe europianëve.”

Ndërtimi i kësaj rruge të rëndësishme që lidh Tiranën me një nga qendrat e veriut, siç është Shkodra, ka nisur tre vjet më parë. Fillimet e ndërtimit të kësaj rruge janë përuruar në qershor të vitit 2001, gjatë fushatës elektorale./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj