Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në 13 shtator një bashkëbisedim me qytetarët në podcastin Flasim.
Rama ka zgjedhur që në fokus të temës të jetë nisja e shkollave dhe masat që janë marrë për këtë vit të ri shkollor.
Përpara se të zhvillonte intervista me të ftuarit, tha se Shqipëria ka bërë hapa kolosalë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.
“Shqipëria sot është krenare për arsimin që prodhon, sepse është e para në rezultatet e PISA-s. Për këtë dua që të falënderoj të gjithë ata mësues, që japin kontribut për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vendin tonë”, tha kreu i qeverisë.
Drejtoresha e gjimnazit Partizani: Punuam shumë me nxënësit për të pasur rezultate të mira në PISA
Drejtoresha e gjimnazit Partizani Luiza Mustafaj deklaroi se rezultatet e PISA-s kanë qenë fantastike.
Ajo shpjegoi sesi u arrit, që rezultatet në PISA të arrijnë një përmirësim tepër të madh.
“Rezultatet e PISA-s ishin fantastike. Sot kemi përparime të dukshme në krahasim me vitin 2022. Por nxënësit shqiptarë kanë një dobësi kur vihen përballë testit të PISA-s, sepse janë teste të zgjatura.
Së dyti, nuk janë mësuar me teste me më shumë se një lëndë. Ne kemi punuar me durimin, me përballjen me teste me pyetje me më tepër se një fushë dhe është punuar edhe me ndërgjegjësimin, mbi rëndësinë që ka ky test”, tha drejtoresha Luiza Mustafaj.
/tvklan.al












Botërori 2026 