Kryeministria njofton se nësër më 27 shtator, kryeministri Edi Rama do të kthehet nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara.
Sipas njoftimit, Rama sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, do u drejtohet me një mesazh shqiptarëve.
Mesazhi do jepet nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Njoftim për mediat
Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite.
Kryeministri pritet të reagojë pas zhvillimeve të fundit në vend, të lidhura me hetimin e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Hyseni, e cila u mor e pandehur për dy akuza, dyshohet për raport kompromentues me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t. Pas masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Hysenit, kreu i qeverisë e shkarkoi ish-drejtoreshën e SHISH nga SHBA-të.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë disa-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama mbajti fjalën e tij në OKB, ndërsa pati takime të rëndësishme edhe me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në SHBA.












Botërori 2026 
