Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një video, në të cilën shfaqet Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, duke dhunuar fizikisht avokaten.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë mund të shihet Shehu së bashku me avokaten që afrohen tek hyrja e gjykatës.

Ata ndalojnë para hyrjes dhe Kryetari i Gjykatës e godet avokaten në fytyrë duke e hedhur tutje. Pasi bie përtokë, avokatja ngrihet dhe e ndjek nga pas.

/tvklan.al