Mbërrin për herë të parë në Qytetin e Përjetshëm,  pikërisht aty ku u konceptua rreth 200 vjet më parë, një vepër e piktorit britanik William Turner.

“Rome From Mount Aventine”, 1836 është një ndër pikturat më të bukura , e që në 9 dhjetor do të dalë në ankand në Londër, me një çmim fillestar që mendohet të nisë nga 50 mln stërlina.

Kryevepra ndërkohë do të ekspozohet këto ditë në sallat baroke të “Pallazzo Rondinini”, ku mund të admirohet, duke u bërë njëkohësisht dhe vepra më e shtrenjtë ndonjëherë që ekspozohet në Itali nga një shtëpi ankandesh.

Ngjyrat janë të sfumuara në këtë agim të Romës, me Lumin Tevere dhe zonën përreth, përfshirë disa vende simbol të qytetit, nga Basilica e Shën Pjetrit deri tek Colosseum, me një dritë të brishtë që përfshin shikimin.

Është ndër të paktat vepra të autorit britanik të rrymës romantike, që ka qenë deri tani në duar të një privati.

Një mik i tij, gjithashtu piktor, i kërkoi Turner realizimin e kësaj vepre, dhe ai kaloi disa kohë në dy udhëtime të ndara në Romë për të gjetur frymëzimin e duhur, e gjithashtu bëri 5 studime të imtësishme të peisazhit që do të realizonte.

Telajo është ruajtur në gjendje të jashtëzakonshme, dhe është realizuar me një mjeshtëri teknike bashkuar përdorimit evokues të dritës e ngjyrës, dhe ndjesia e thellësisë, perfeksioni i arkitekturave dhe i lumit në vepër.

Klan News

/tvklan.al