Ksamili, në jug të Shqipërisë, vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një nga destinacionet europiane që ruan atmosferën e verës edhe kur vjeshta ka mbërritur.
Revista amerikane e udhëtimit “Travel+Leisure” shkruan se ky fshat i vogël bregdetar është konsideruar si “Karaibet e Europës”, me ujërat më të kristalta në botë, dhe motin e ngrohtë që vazhdon deri në tetor.
I vendosur në skajin më jugor të Shqipërisë, Ksamili ofron diell, rërë dhe një atmosferë të qetë në një hapësirë prej rreth 5 miljesh katrorë.
Pavarësisht përmasave të vogla, ai ofron peizazhe mahnitëse në çdo cep, me plazhe të gjera me rërë dhe ujëra të qeta e të kristalta.
Në kulmin e verës, plazhet shpesh mbulohen pothuajse tërësisht nga çadrat dhe peshqirët e plazhit.
Për këtë arsye, pikërisht kjo periudhë e vjeshtës konsiderohet një nga momentet më të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë.
Në fillim të shtatorit, turmat fillojnë të pakësohen, ndërsa moti mbetet i ngrohtë, me temperatura rreth 21–26°C, që vazhdojnë deri në tetor.
Për më tepër, shkëmbinjtë e lartë që mbrojnë vijën bregdetare nga erërat e forta, bëjnë që plazhet të mbeten shpesh të ngrohta edhe kur ajri fillon të freskohet.
Pavarësisht hapësirës së vogël, Ksamili ofron një numër të habitshëm plazhesh për të zgjedhur.
Turistët mund të marrin nga Ksamili një traget që i çon drejtpërdrejt në ishullin grek të Korfuzit për rreth 30 minuta.
Kjo është mundësia ideale për një udhëtim ditor, me ndalesa në plazhe të ndryshme, ushqim pranë bregdetit dhe shëtitje në zonat e brendshme të ishullit.
Edhe pse Ksamili mund të jetë një destinacion disi i largët për shumicën e turistëve amerikanë, ai është një vend ku vera nis herët dhe zgjat më gjatë, njësoj si në Karaibe.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 