Duro: Historia ime me Kukësin fillon tani

Edicioni i 81-të i futbollit shqiptar starton me një ndeshje kopertinë, pasi kampionët në fuqi dhe fituesit e Kupës do të matin forcat  që në javën e parë. Kukësi pret në “Elbasan Arena” Partizanin, që vetëm pak ditë më parë i mori Superkupën e Shqipërisë, në të njëjtin impiant. Nis një sezon i ri, me të dyja këto skuadra që kanë të njëjtin objektiv, titullin kampion.

Trajneri, Shpëtim Duro e konsideron nisjen e një historie të re për të, besimplotë se do arrijë që të përmbushë objektivat që ka vendosur klubi i Kukësit.

Historia fillon sot me kampionatin dhe Kupën dhe do të bëjmë ndeshje të mirë. Kam ardhur për kampionatin dhe Kupën dhe e kam thënë para finales.  Duam një ndeshje të mirë, pikë por është kampionat i gjatë dhe jo vetëm një trofe me 10 minuta. Nuk ka njeri këtu që të luash me Partizanin në moment të shpejtë në atë formë dhe të dominosh, nuk është e lehtë. Kjo lojë dhe kjo mënyrë loje në skuadër, më bëjnë optimist”.

Te Partizani morali është më i lartë pas suksesit të së dielës. Stoli solli përmbysjen në Superkupë dhe me shumë gjasa italiani do të bëjë lëvizjet e tij në formacion. Rruga për të mbrojtur titullin nis nga Kukësi dhe të kuqtë duan të lëshojnë që në fillim sinjalin se do të jetë e vështirë për ti rrëzuar nga froni. Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit do të luhet të premten në orën 19:00.

Tv Klan