Kukësi do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë edhe për sezonin e ardhshëm. Verilindorët triumfuan minimalisht ndaj Orikut, për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë.

Një gol i shënuar nga Danaj në minutën e 31-të, i dha triumfin Kukësit. Oriku tentoi të reagonte, madje gjeti edhe golin e barazimit në minutën e 45-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Skuadra e Orikut dështon të ngjitet në të Parën dhe do të mbetet të paktën edhe për një tjetër sezon në të Dytën.

Në krahun tjetër, Kukësi shpëton sezonin dhe shmang një tjetër zhgënjim, duke mbetur në Kategorinë e Parë.

/tvklan.al