Kur jeni duke u përpjekur për të rënë në peshë është e vështirë për t’i rezistuar tundimit për të matur peshën disa herë në ditë. Mund të jetë gjëja e parë që bëni në mëngjes dhe gjëja e fundit para se të shkoni për të fjetur.

Por kontrolli i peshës tuaj disa herë gjatë ditës mund t’iu bëjë të zhgënjeheni për shkak të luhatjeve që do të vëreni.

Ajo që duhet të dini është se luhatja në peshë është normale. Nëse pesha juaj luhatet çdo ditë, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar ose për të vënë në dyshim zgjedhjet tuaja dietike.

Në përgjithësi, pesha jonë luhatet gjatë gjithë ditës nga 500 gram në 1 kilogram. E gjitha varet nga fakti se kur keni konsumuar ushqim ose keni kryer ushtrime.

Pesha juaj është pak më e ulët në mëngjes në krahasim me mbrëmjen dhe kjo për disa arsye.

Kur ngriheni në mëngjes trup është i dehidratuar. Për 7-8 orë nuk konsumojmë ose pimë asgjë.

Për më tepër, i gjithë uji i ruajtur në trup humbet gjatë gjithë natës. Edhe dehidratimi mund të sjellë një rënie të dukshme të peshës.

Në mëngjes stomaku është bosh dhe uji i trupit humbet përmes djersës, frymëmarrjes dhe urinimit. Për shkak të këtyre faktorëve, ju ndjeheni më të lehtë.

Nëse matni peshën tuaj menjëherë pasi të keni konsumuar vaktin, sigurisht që do të mbeteni të zhgënjyer. Kjo për shkak se stomaku juaj është i plotë dhe pesha e ushqimit gjithashtu shton peshën e trupit tuaj.

Nuk ka asnjë përfitim që të matni peshën disa herë në ditë. Koha më e mirë është në mëngjes me stomak bosh. /tvklan.al