Stresi në sasi të vogla mund të jetë produktiv , por në sasi të mëdha ai e rëndon shëndetin tonë . Ndër pasojat e tij negative është dobësimi i sistemit imunitar, siç konfirmohet nga Profesori i Imunologjisë në Imperial College London, Daniel M. Davis.
Eksperti shpjegon se efekti i stresit varet nga lloji i tij. Stresi afatshkurtër , i cili mund të shkaktohet nga diçka aq e thjeshtë sa shikimi i një filmi, ndikon në sistemin imunitar, por nëse qetësohet menjëherë, funksionet imunitare kthehen në normalitet ” brenda një ore, kështu që nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim serioz “.
Problemi shkaktohet nga stresi afatgjatë, i cili mund të shkaktohet nga papunësia ose një divorc, për shembull. Hormonet që çlirohen, adrenalina dhe kortizoli, ndërsa e përgatitin trupin për “mbijetesë”, gjithashtu rrisin presionin e gjakut dhe shtypin sistemin imunitar.
“E shohim edhe në nivel molekular. Nëse i ekspozojmë qelizat imune ndaj qelizave të sëmura, për shembull atyre malinje, të parat do t’i shkatërrojnë të dytat. Por nëse shtojmë kortizol, veprimi i qelizave imune do të bëhet shumë më pak efektiv”, u shpreh shkencëtari.
Por çfarë rekomandon eksperti? Nëse vuajmë nga stresi afatgjatë (i cili mund të shfaqet edhe përmes viruseve të shpeshta në dimër), për ta menaxhuar atë sigurisht që mund të përdorim praktika që na lehtësojnë, siç janë ushtrimet ose meditimi, por është mirë të konsultohemi edhe me mjekun tonë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
